Kadrijaj kërkon interpretim ligjor: Reka u zgjodh Konsull në New York me dy vota përmes telefonit

by admin
Spread the love

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka dorëzuar në Zyrën Ligjore të Kuvendit të Kosovës një kërkesë për interpretim lidhur me shkeljet ligjore që pretendon se ndodhën gjatë zgjedhjes së Blerim Rekës si Konsull i Kosovës në New York.

Kadrijaj thotë se dy deputetë (Adelina Grainca dhe Bahrim Shabani) kanë votuar përmes telefonit në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, të mbajtur më 15 korrik, duke thënë se kjo është shkelje ligjore dhe e rregullores së Kuvendit.

Ajo thotë se deputetët Grainca dhe Shabani janë telefonuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Haki Abazi.

“Gjatë mbajtjes së mbledhjes së Komisionit, pa filluar takimi u pa që kishte mungesë të deputetëve (anëtarë të komisionit). Pas një kohe e lëshova sallën e komisionit sepse e pashë që nuk kishte kuorum. Në këtë mbledhje, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Haki Abazi, në vend që ta ndërpresë mbledhjen në mungesë fizike të deputetëve sepse prezent ishin vetëm pesë deputetë, ai e vazhdon mbledhjen duke i telefonuar dy deputetë”.

“Deputetët që i telefonoi kryetari i komisionit ishin Adelina Grainca dhe Bahrim Shabani, të cilët përmes telefonit konfirmuan votën për”.

Deputetja e AAK-së ka kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Kofunjca dhe Zyra Ligjore e Kuvendit shqyrtimin dhe anulimin e këtij vendimi.

 

You may also like