Kadilli tregon se do të shkojë në Kuvendin e 11 dhjetorit: E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë as Basha, as Berisha

by admin
Spread the love

Për Fatbardh Kadillin Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim dhe se demokratët kanë të drejtë të mblidhen në këtë kohë të vështirë për PD-në.

Ai shkruan se do të marrë pjesë në këtë kuvend si një detyrim politik dhe shton se e ardhmja e PD-së nuk mund të jetë as Basha dhe as Berisha.

“Nuk ka më dyshim se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim. Demokratët kanë të drejtë të mblidhen në këtë kohë të vështirë për PD-në. Unë do të marr pjesë në të, si detyrim moral dhe politik. E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë as Basha dhe as Berisha. PD duhet të kthehet në parti moderne perëndimore, që ecën me kohën e nuk mbetet pas tek modelet autokratike të deritanishme. Këtë gjë nuk mund ta bëjë as Basha dhe as Berisha. PD ka nevojë të gjejë një vizion e një frymë të re për të ardhmen. Këtë kërkojnë shumë anëtarë të PD-së dhe shumica e votuesve të PD-së. Unë do të jem në Kuvend për të sjellë zërat e tyre dhe për t’u bërë thirrje demokratëve t’i dëgjojnë këto zëra. Do të jem për t’u kërkuar demokratëve që të mos përsërisim të shkruarën, në një cikël që nuk mbaron kurrë”, shkruan Kadilli.

You may also like