Ka thyer zemra apo ia kanë thyer? Grida Duma flet si rrallëherë për dashurinë

by admin
Spread the love

Deputetja demokrate, Grida Duma, ka vendosur që të flasë si rrallëherë për jetën e saj personale. Ajo ka treguar për dashurinë e saj të parë, të cilën e ka përjetuar në kohën e gjimnazit.

E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Duma u përgjigj nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer ajo zemrën partnerit. Ajo u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Ajo u shpreh: “Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë.

Vjen një kohë, vjen një moshë ku unë nuk pres t’ia dalë tjetri. Unë mund të zgjedh. Si çdo gjë tjetër në jetë kur ke një eksperiencë të caktuar. Nuk kam pasur kurrë ndonjë sjellje që pres të më thonë, pres të më vinë pas. Unë njerëzit që i pëlqej, i pëlqej! Jam shumë në kontroll të ngjarjeve të mia”, tha Grida.

You may also like