Ka shumë mundësi që Meghan Markle të jetë gruaja më me ndikim në botë

by admin
Spread the love

Kur bëhet fjalë për personin më me ndikim në botë nga familja mbreterore e Britanisë së Madhe, emri që më së tepërti lakohet është ai i Mbretëreshes Elizabeth II. Por, një studim i ri pretendon se është Meghan Markle, ajo që zë vendin e parë për influencën në publik.

Studimi i bërë nga faqja ekskluzive e dizajnëve virtuale, “Design Bundles” ka dalë në përfundimin se Meghan Markle është personi më me ndikim në botë.
“Tani, Dukesha e Sussex ka të ngjarë të jetë gruaja më e përfolur dhe me ndikim në të gjithë botën, si dhe në familjen mbretërore. Meghan, së bashku me bashkëshortin, Princin Harry, kanë refuzuar gjithmonë traditën mbretërore për të fshehur opinionet e tyre private dhe për të paraqitur një front të bashkuar, të idealizuar para botës. Trimëria dhe guximi i Meghan për të folur për çështje të tilla si racizmi, leja prindërore dhe fuqizimi i grave nuk janë si çdo mbretëror tjetër dhe zëri i saj është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm”, thuhet në raportin e publikuar.

Madje, një nga zëdhënësit e “Design Bundles” ka thënë se: “Meghan, mund të jetë gruaja më me ndikim në botë”.
Të dhënat nga studimi tregojnë se Meghan, e cila aktualisht është 40 vjeçe ka tërhequr mesatarisht rreth 7.4 milionë kërkime në Google për çdo muaj gjatë vitit që lamë pas./revistawho.com

You may also like