Ka sfidë për kreun në Kategorinë e Parë, Bylis pret në shtëpi Erzenin

by admin
Spread the love

Do të jetë një ditë emocionuese për Kategorinë e Parë pasi sot do të luhen ndeshjet e javës së 17. Sfida e parë që bie në sy është ndeshja Bylis-Erzeni. Ballshiotët e vendit të parë do të presin në shtëpi Erzenin e vendit të dytë. Kështu objektivat janë të qarta për të dy ekipet, Bylis kërkon fitoren për tu shkëputur, ndërsa Erzeni kërkon tre pikët për të ngushtuar diferencën.

Korabi i vendit të tretë do të udhëtojë në Sarandë ku do të përballet me Butrintin i cili kërkon pikë për tu larguar nga zona e ftohtë. Tre pikët kërkon edhe Tomori që pretnë Berat, Burrelin i cili ndodhet vetëm një pikë më pak.

Në ndeshje të tjera, Besa e vendit të shtatë pret Pogradecin, ndërsa Terbuni do të përballet me Lushnjën. Sfida për mbijetesë do të jenë Vora-Maliqi dhe Besëlidhja-Turbina. Ndërkohë, Shkumbini do të përballet me Apoloninë. /oversport.tv

You may also like