Ka pushtuar faqet e mediave rozë! Kush është Chiara, motra e Davide Frattesit

by admin
Spread the love

Ka mjaftuar një postim në Instagram ku shprehet se është krenare për vëllain e saj për të pushtuar zemrat e të gjithë interistëve.

Është Chiara Frattesi, motra e vogël e Davide Frattesit, që u transferua këtë verë me bujë tek Interi.

Chiara punon në industrinë e modës si modele dhe transferimi i vëllait në kryeqytetin e modës i ka pëlqyer jo vetëm për hapin cilësor që bëri në karrierë.

Fansat e saj po rriten ndjeshëm në Instagram dhe tendenca është të shtohen edhe më shumë.

Me format e saj perfekte ka çmendur ndjekësit e saj dhe jo vetëm, ndërsa faqet e para të mediave rozë janë mbushur me fotografitë e saj.

/oversport.tv

You may also like