Ka opozitarë në Serbi që besojnë se Vuçiq e Kurti pinë birra pas takimit në Berlin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se shumë politikanë e qytetarë të Serbisë e quajtën tradhtar presidentin Aleksandar Vuçiq pas takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Berlin.

Seferi, në Info Magazine në Klan Kosova, bëri të ditur se opozita serbe beson se Vuçiq e Kurti pinë edhe birra pas takimit në Berlin.

“Një pjesë e madhe në Serbi e kanë parë si një tradhti takimin e Vuçiqit me Kurtin. Ish-ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq thotë se pëveç darkës ata kanë shkuar edhe për birra në një pub, por këto mbetën vetëm pretendime të tij. Por, ka pasur një përplasje në opinion në Serbi se çfarë do të thotë dhe a mund të ketë ndonjë dobi nga këto takime pasi një pjesë që e kritikojnë Vuçiqin thonë se në këto takime pasi nuk po arrihet asgjë në takime si këto”.

“Kritikat ndaj Vuçiq nuk kanë munguar, por ka pasur edhe shkrime nga gazeta pro-qeveritare se Vuçiq ka shkuar për t’i mbrojtur interesat e Serbisë. Ka pasur shkrime të shumta për këtë darkë e takim”.

Mes tjerash, Seferi, thotë se në adresimin e sotëm të Vuçiqit mund të ketë detaje nga darka joformale në Berlin, veçse shton se Gjermania po i bën presion atij veçanërisht për të vënë sanksione ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

“Çështja e parë në adresimin e tij besohet se do të jetë takimi Kosovë-Serbi në Berlin, për të treguar ato që ndodhën dhe pritjet që mund të ketë në takimin e radhës që do të mbahet në Bruksel”.

“Duhet të shohim se çfarë do të thotë Vuçiq në konferencë se a do të ketë ndonjë informatë shtesë apo vetëm një adresim për popullin serb”.

“Bëhet fjalë për 75 deri 83 mijë vende pune të hapura nga Gjermania në Serbi. Në këtë aspekt duhet thënë se deri para disa vjetëve ka qenë e 4-5 investitor në Serbi ndërsa tani është investitori i parë”.

“Sigurisht se presioni nuk është i vogël pasi fillimisht është menduar se mund të shtyhet deklarimi pro apo kundër Rusisë. Por, tani gjërat kanë ndryshuar. Është një angazhim i madh pasi secili zyrtarë i lartë i BE-së, Gjermanisë apo Amerikës kanë bërë thirrje që Serbia të listohet nga ana e tyre në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë” tha Seferi.

Më poshtë e gjeni intervistën e plotë të Idro Seferit të dhënë në Info Magazine:

You may also like