Ka nevojë të vijë në trajnimet e mia

by admin
Spread the love

Ermal Mamaqi ka botuar pak ditë më parë librin e tij të parë, me titull ‘Në garë me veten’, që nuk është pritur shumë mirë në rrjete sociale, duke shkaktuar shumë diskutime nga komentues të ndryshëm. E një ndër to ka qenë edhe gazetarja e njohur Iva Tiço, e cila ka komentuar kundër Ermalit si shkrimtar.

Komentet e tyre në Instagram u bënë virale gjatë së shtunës, teksa ditën e sotme, Ermal Mamaqi, i ftuar në emisionin e pasdites në ‘ABC e Pasdites’ me Ermal Peçin ka folur rreth këtij diskutimi, ndërsa është shprehur se pavarësisht se Iva mund të mos e pëlqejë librin, ajo nuk duhet të ironizojë rrogën e familjeve që kanë punuar për të.

Madje, ai shprehet se të gjithë ata që sulmojnë librin e tij kanë nevojë të shkojnë në trajnimet e tij. “Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.

Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet.Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër” -u shpreh Ermal Mamaqi.

I pyetur nëse Ami “e frenon” lidhur me komentet që thuhen në rrjete sociale, Ermali e konfirmoi, duke thënë se ajo gëzon një qetësi, që qetëson edhe Ermalin vetë. “Ajo është një frenë e fortë për ta bërë këtë. Pavarësisht kësaj ajo ka një lloj qetësie që më qetëson edhe mua. Këto përgjigje dhe kundërpërgjigje kanë kaluar tani në një fazë marketingu për mua”- u shpreh Ermali në ‘ABC e Pasdites’ në ‘ABC Neqs’ me Ermal Peçin.

You may also like