“Ka ndonjë problem me Gardën, keni nevojë për ndihmë?”, Basha ndërpret fjalimin papritur në Kuvend, çfarë e shqetësoi kryedemokratin?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në momentin kur Basha ishte duke folu në Kuvend, ndërpret fjalën për shkak se shqetësohet nga zhurma që po bënin efektivët e Gardës në anësore të sallës. Basha iu drejtua që të mbajnë qetësi:

“A ka ndonjë problem me gardën? Apo keni nevojë për ndihmë. Mbani qetësi sa ta mbaroj fjalën, faleminderit”, iu drejtua Basha stafit të Gardës.

Më tej, Basha ka nxjerrë grafikun duke thënë se Shqipëria renditet e 105-ta në botë për korrupsionin.

“Shqipëria e 105-ta në botë për korrupsionin. Je i vetmi europian në këtë listë. Mund të të pranojnë në Unionin Afrikan, në Bruksel jo

Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “Ëorld Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.

Shikoni, është i vetmi europian në listë.

Ky është pozicioni në të cilin mertion të jetë Shqipëria?

Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke nanuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë?
Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri”
, tha Basha.

You may also like