Ka kryer me sukses vizitat mjekësore, Napoli ka siguruar talentin gjeorgjian

by admin
Spread the love

Lorenzo Insigne shumë shpejt do t’i përkasë së shkuarës së Napolit. Për këtë arsye, drejtuesit napoletanë janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se e kanë gjetur në Gjeorgji.

Sipas Corriere dello Sport, tashmë mungon vetëm zyrtarizimi pasi Khvicha Kvaratskhelia mund të konsiderohet një lojtar i Napolit. Gazeta shkon më tej duke thënë se talenti gjeorgjian ka kryer edhe vizitat mjekësore me ekipin e Spallettit dhe i ka kaluar ato me sukses.

Pas lamtumirës me Rubin Kazan, 21-vjeçari gjeorgjian ka vendosur ta mbyllë sezonin në shtëpi, te Dinamo Batumi. Ndërsa nga 1 korriku ai do të bëhet lojtari më i ri i Napolit, pasi është duke pritur që të hapet zyrtarisht merkato e verës.

Kvaratskhelia, një lojtar krahu shumë i shpejtë dhe i mirë në duelet një me një, do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, deri në qershor 2027. Ai do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro në sezon. /oversport.tv

Foto: FC Dinamo Batumi, Facebook

You may also like