Ka disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferim, thotë Lloga

by admin
Spread the love

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se janë hasur disa lëshime në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferimin e të burgosurve në Kosovë, përcjell TV21. Lloga tha se për realizimin e transferimit duhet vullnet edhe prej autoriteteve kosovare.

“Unë kam kërkuar dosjen, ka qenë para meje. Ka disa lëshime në kërkesat e të burgosurve. Do të shqyrtohen të njëjtat. Janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në transferimin e të njëjtëve, por keni parasysh që do të duhet vullneti i dy palëve që kjo të kryhet në kohë”, tha mes tjerash Lloga./tv21.tv

You may also like