Juventusi synon të blindojë mbrojtjen, në shënjestër braziliani i Arsenalit

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Juventusit vazhdojnë punën për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Massimiliano Allegrit për sezonin e ardhshëm.

Për mbrojtjen pëlqehet shumë Gabriel Magalhaes. Lojtari është bashkuar me Arsenalin në vitin 2020 dhe është kërkuar më parë edhe nga Napoli, kur Ancelotti ishte në pankinë.

Bardhezinjtë synojnë të ulen në bisedime me “topçinjtë”, të cilët pëlqejnë disa lojtarë të Juventusit mes të cilëve Arthur, që ishte shumë pranë transferimit në Londër në merkaton dimërore.

Mbrojtësi brazilian ka luajtur 30 ndeshje në Premier League këtë sezon, madje ka arritur të shënojë edhe tre gola. / Oversport.tv

Foto: Arsenal Facebook

You may also like