Juventusi nuk ndalet, synon të veshë edhe Nandez bardhezi në janar

by admin
Spread the love

Merkatoja e Juventusit nuk ka mbaruar akoma: në ditën e fundit, drejtuesit bardhezi po punojnë për të përforcuar skuadrën me një tjetër element cilësor.

Pasi mbyllën me sukses tratativën me Denis Zakaria, që aktualisht po zhvillon vizitat mjekësore në JMedical dhe me mbrojtësin Federico Gatti, tashmë ka nisur sulmi final për Nahitan Nandez.

Lojtari i Cagliarit pëlqehet shumë, pasi luan në disa rolë. Është arritur marrëveshja me uruguaianin dhe po punohet për të gjetur zgjidhjen e formulës së transferimit me klubin sard.

Juventusi kërkon një huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa Cagliari kërkon huazim me detyrim blerjeje. / Oversport.tv

You may also like