Juventusi në karantinë, fati i Allegrit vendoset në 8 ndeshjet e ardhshme

by admin
Spread the love

Do të fillojë sot grumbullimi I Juventusit në  “Continassa”, që u vendos nga trajneri Allegri menjëherë pas humbjes përballë Maccabit në Champions. Nga sot deri të shtunën skuadra bardhezi do të qëndrojë në qendrën stërvitore për tu përgatitur për derbin kundër Torinos, që vjen në një moment shumë delikat.

Pozicioni i drejtuesve të klubit është i qartë: të gjithë janë nën vëzhgim, nga lojtarët e deri tek trajneri. Allegri ka marrë konfirmimin e klubit, por tetë ndeshjet e mbetura të këtij viti do të vendosin përfundimisht të ardhmen e tij.

Duhet një mrekulli që të kalohet grupi në Champions, por objektivi kryesor është kualifikimi në turneun më të rëndësishëm kontinental për klube, sepse në të kundërt humbjet financiare do të ishin të mëdha dhe nuk përjashtohet edhe një revolucion në skuadër, duke larguar lojtarët që nuk kanë bindur. /Oversport.tv

You may also like