Juventusi, Napoli dhe Milani në “luftë” për Boniface

by admin
Spread the love

Victor Boniface vazhdon të shkëlqejë për Bayer Leverkusen, teksa Juventus, Milan dhe Napoli luftojnë për nënshkrimin e tij në një transferim që pritet të kushtoj 40 milionë euro.

Nigeriani do të mbushë 23 vjeç të shtunën dhe po bën një sezon të jashtëzakonshëm në Gjermani, duke shënuar 15 gola në 22 ndeshje, së bashku me tetë asistime.

Kjo përfshin katër gola në vetëm pesë ndeshje të Europa Ligë, shkruan lajmi.net.

Ai u ble nga skuadra belge Union Saint-Gilloise në korrik për 20.5 milionë euro dhe çmimi i tij tashmë është dyfishuar në vetëm gjashtë muaj.

Corriere di Torino sugjeron se drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli është duke punuar për transferimin e sulmeusit.

Ndërkohë, Tuttomercatoweb këmbëngul që Napoli e sheh Boniface si pasuesin e Victor Osimhen, nëse dikush paguan klauzolën e lirimit prej 140 milionë euro.

Milani ka qenë prej kohësh i lidhur me sulmuesin e Boniface dhe Jonathan David për të forcuar sulmin e tyre sezonin e ardhshëm, me Olivier Giroud që i afrohet moshës së pensionit. /Lajmi.net/

You may also like