Juventusi kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë

by admin
Spread the love

Juventusi është finalisti i parë i Kupës së Italisë për këtë edicion.

Kalimin në finale, Juventusi e siguroi të martën mbrëma duke e eliminuar Lazion në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të luajtur në Romë, Juventusi u mposht 2:1 nga Lazio por kaloi tutje falë fitores në ndeshjen e parë. Në duelin e parë të luajtur në Torino, Juventusi triumfoi 2:0 për ta mposhtur Lazion me rezultatin e përgjithshëm 3:2 pas dy përballjeve.

Lazio shënoi dy herë dhe ishte në epërsi prej dy golave deri në fund të takimit. Sulmuesi Valentin Castellanos (12’, 49’) ishte shënues për Lazion, ndërsa golin e nderit dhe të kualifikimit në finale për Juventusin e realizoi rezervisti Arkadiusz Milik në minutën e 83-të.

Në finale, Juventusi do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Atalantas dhe Fiorentinës, që luhet të mërkurën mbrëma. Në ndeshjen e parë, Fiorentina ka mposhtur 1:0 Atalantan.

You may also like