Juventusi kërkon një numër 10, nisin negociatat me Angel Di Maria

by admin
Spread the love

Tashmë që Paulo Dybala do të largohet, te Juventusi janë vënë në lëvizje që të gjejnë një zëvendësues cilësor për sulmuesin argjentinas. Dhe sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, edhe lojtari që do të pasojë “La Joya” është përsëri një argjentinas.

Bëhet fjalë për Angel Di Maria, ylli i PSG të cilit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe pritet të largohet nga kryeqyteti francez. Për rrjedhojë, drejtuesit e “Zonjës” kanë nisur edhe kontaktet e para me agjentin e lojtarit për të marrë më shumë informacione mbi mundësinë e këtij transferimi.

Edhe pse nuk janë ende në bisedime të avancuara, i vetmi problem deri tani që shfaqet është rroga e lojtarit. Aktualisht paga e tij neto shkon mbi 13 milionë euro, një shifër që nuk mund të plotësohet nga Juventusi. Nga ana tjetër, ata i kanë ofruar lojtarit një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon.

Ndërkohë, alternativa tjetër për një numër 10 te Juventusi mbetet gjithmonë ylli i Romës, Nicolo Zaniolo. Edhe në këtë rast, Juventusi po has vështirësi me pagesën, pasi Roma e vlerëson mesfushorin me tipare sulmuese për rreth 50 milionë euro. Drejtuesit e Juventusit ndërkohë po përpiqen të ulin çmimin. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like