Juventusi ka zgjedhur Milik, po negociohen detajet e fundit të transferimit

by admin
Spread the love

Pas barazimit përballë Sampdorias në javën e dytë të kampionatit italian, drejtuesit e Juventusit kanë kthyer vëmendjen nga merkato.

Prioritet në kampin bardhezi mbetet një sulmues dhe tashmë është vendosur që të gjitha energjitë të përqendrohen te Arkadiusz Milik, që ka kohë që ndiqet me vëmendje bashkë me Memphis Depay.

Por mes të dyve, Juventusi ka vendosur që të përshpejtojë negociatat me ish-sulmuesin e Napolit, pasi është arritur marrëveshja me Marseille për një huazim me vlerë 2 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro.

Tashmë drejtuesit bardhezi po punojnë që të arrijnë akordin me sulmuesin polak dhe agjentët e tij, ky është hapi i fundit që ka mbetur për të mbyllur me sukses transferimin e Milik në Torino. / Oversport.tv

You may also like