Juventus ndërhyn në objektivin e Interit, skuadrat duan mbrojtësin portugez

by admin
Spread the love

Juventus do të rivalizojë Interin në merkato, pasi edhe bardhezinjtë duan Tiago Djalo, mbrojtësin portugez të Lilë.

23-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe Inter kishte marrë në verë edhe konfirmimin e lojtarit që aktualisht është i dëmtuar dhe po rikuperohet nga një dëmtim në ligamentin e gjurit.

Por bardhezinjtë kanë kontaktuar tashmë drejtuesit e Lilë për ti bindur francezët që ta lejojnë Djalon të largohet në merkaton e dimrit.

Mbetet për t’u parë nëse Inter do të kundërpërgjigjet, apo do të qëndrojë neutral me besimin se lojtari nuk do ta ndryshojë fjalën e dhënë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like