Juventus-Fiorentina formacionet zyrtare: Nuk ka fanellë titullari për Dybalën

by admin
Spread the love

Juventusi do të presë në “Allianz Stadium” Fiorentinën për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të “Zonjës së Vjetër”, ndërkohë që dy teknikët kanë publikuar edhe listën me formacionet zyrtare.

Kështu, nuk ka hapësirë për sulmin me tre te Juventusi, ndërsa Dybala do të qëndrojë jashtë. Bashkë me të edhe Cuadrado që do t’i lëjë hapësirë De Sciglios, ndërsa edhe Bernardeschi do ta nisë nga minuta e parë.

Vend për Dragoëskin në radhët e Fiorentinës, njësoj si Venuti që shënoi edhe autogolin që vendosin ndeshjen e parë. Në sulm konfirmohet treshja Ikone, Cabral dhe Gonzalez.

Formacionet zyrtare:

JUVENTUS: Perin; De Sciglio, De Ligt, Bonuçi, Alex Sandro; Bernardeschi, Zakaria, Danilo, Rabiot; Vlahovic, Morata

FIORENTINA: Dragoëski; Venuti, Martinez Quarta, Igor, Biraghi; Duncan, Torreira, Saponara; Ikoné, Cabral, Gonzalez

/oversport.tv

You may also like