Juric: Nëse qëndron Belotti do të isha më shumë se i lumtur, i besoj verbërisht

by admin
Spread the love

Nuk ka asnjë dyshim që te Torino dëshirojnë ta mbajnë me çdo kusht në ekip Andrea Belottin. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i tij, Ivan Juric në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Lazios.

“Kur është mirë është vërtet i fortë. Është një njeri që më pëlqen edhe nga pjesa humane. Është shumë bujar në jetë. Është një djal me një sinqeritet unik. E besoj verbërisht kur më thotë se do të vendosë në fundin e sezonit.

Do të vlerësojë situatën e më pas nëse do të qëndrojë ose jo do të vendos ai. Qëndron ideja se mund të qëndrojë. Nëse ndodh do të isha më shumë se i lumtur”, u shpreh ndër të tjera Juric.

Emri i Belottit është lidhur shumë së fundmi me një kalim të mundshëm te Milani. “Gjeli” është një tifoz i kuqezinjve dhe të veshë fanellën e Milanit e ka një ëndërr që prej fëmijërisë, por gjithçka pritet të vendoset vetëm në verë. /oversport.tv

You may also like