Juric konfirmon Berishën: Ka luajtur shumë mirë ndaj Interit dhe Bolognas

by admin
Spread the love

Pas pushimit të kombëtareve, Torino rikthehet të luajë Salerno, ku kërkon të bëjë kthesën në kampionat, pasi ka 8 javë që nuk arrin të fitojë në Serie A.

“Pushimi ka shërbyer për të reflektuar. Ka pasur problematika, por në këto tetë ndeshje kemi goditur 6 herë shtyllën, kemi pësuar 4 gabime të gjyqtarëve dhe kemi pësuar 3 gola në minutat e fundit.

Kemi shumë për të përmirësuar, por ndonjëherë futbolli është kështu”, ka thënë trajneri i Torinos në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Salernitanës.

Juric ka konfirmuar sërish në portë gardianin shqiptar Etrit Berisha: “Berisha është paraqitur mirë në dy ndeshje dhe më pas ndodhi një gabim ose jo gabim në Gjenovë. Por ai ka luajtur shumë mirë kundër Interit dhe Bolognas: synimi im është që të vazhdoj me të titullar”. / Oversport.tv

You may also like