Juniorët: Trepça ’89 shpallet kampione vjeshtore, këto janë fjalët e trajnerit

by admin
Spread the love

Klubi Futbollistik ‘Trepça ‘89’ nga Mitrovica është shpallur kampion vjeshtor.

Skuadra mitrovicase në kuadër të xhiros së 15-të e ka mposhtur Prishtinën me rezultatin 3-1.

Tashmë ekipi i drejtuar nga Seidi Onbashi ka mbledhur 36 pikë. 12 fitore dhe 3 humbje është bilanci i 89-shit në këtë kategori.

Onbashi ka reaguar pas ndeshjes duke i falënderuar futbollistët për angazhimin dhe lojërat e bukura të treguara.

‘Falënderojë të gjithë lojtarët për angazhimin dhe lojërat e treguara. Me ju gjithçka është e mundur, vazhdojmë të punojmë dhe të besojmë për atë që kemi synuar në fillim’, ka shkruar Onbashi.

You may also like