Jugu bosh, Kumbaro: Gënjeshtra, unë shoh mediat e huaja që tregojnë për lulëzimin e turizmit

by admin
Spread the love

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, në emisionin “Kjo Javë” ka komentuar boshatisjen e plazheve të jugut në pikun e sezonit turistik, si shkak i çmimeve të larta.

Ministrja theksoi se “boshatisja e plazheve të Jugut” është thjesht muhabet Facebook-u dhe se:

“Deri në këtë pikë që jemi kemi një sezon të mbarë. Analizat përfundimtare do të bëhen në tetor apo nëntor, por shifrat janë shumë të mira deri tani, edhe po ti referohemi mediave të huaja. Jemi 40% më shumë vizitorë të huaj.

Gjatë kësaj intervistë ajo theksoi se bregdeti, plazhi i Kavajës, Shëngjin, Durrës ka rezervime deri në shtator,.

“Është shumë mirë me rezervime, Ksamili, Himara, po ashtu edhe Vlora. Ka një situatë të mirë edhe Dhërmiu”, tha ajo.

You may also like