Ju rrëfej historinë time të dashurisë me Kledi Hysën

by admin
Spread the love

Kledi Hysa dhe Evi Reçi janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Dyshja e mbajti për shumë kohë të fshehtë lidhjen e tyre, por vendosën ta bëjnë publike vetëm pak muaj më parë. Sakaq, e ftuar në emisionin ‘S’e Luan Topi’, Evi ka treguar se si është njohur me Kledin.

Këngëtarja tregoi se njohja me modelin ka ndodhur gradualisht në një event. Aty kanë biseduar për herë të parë, ndërsa Evi tha se ajo ishte shumë miqësore në këtë takim ndërsa Kledi e pa si një këngëtare.

“Njohja me Kledin ndodhi gradualisht. Isha e ftuar në një event, dhe në rregull u nisa që të qëndroja për pak. Dhe u prezantuam, unë jam pak natyrë e tërhequr. U ulëm në të njëjtën tavolinë dhe aty filluam të bisedonim bashkë me miqtë tanë, për jetën në Australi, unë nga jeta në Firence.

Nga ana ime, unë isha shumë miqsore, ndërsa ai më pa si një vajzë larg si këngëtare, por si një vajzë që mund edhe të bisedonte”, tregoi këngëtarja për emisionin ‘S’e Luan Topi’.

You may also like