Ngjyra e vitit 2022 do të jetë mes blusë dhe vjollcës, sipas autoritetit global të ngjyrave “Pantone”.
Kjo ngjyrë do të dominojë pasarelat e 2022-shit.
“Ishte vërtet e rëndësishme për ne që të dilnim me një ngjyrë të re, sepse kemi një vizion të ri të botës tani”, tha drejtoresha e Institutit ‘Pantone Color’, Leatrice Eiseman.
Pas mbylljeve së 2020-ës, Pantone zgjodhi dy ngjyra, “Grey Ultimate” dhe të verdhën ndriçuese, për të përfaqësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë përballë rrethanave të vështira, si dhe optimizmin për të ardhmen.
‘Very Peri’ e vitit të ardhshëm simbolizon ndryshimet që po përjeton bota, ndërsa ne synojmë të lëvizim përtej izolimit dhe pasigurisë së pandemisë.
Ngjyra është “më e lumtura dhe më e ngrohta nga të gjitha nuancat blu”, duke simblolizuar “besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e blusë me energjinë eksituese të së kuqes” por që gjallëron “shpirtin tonë krijues”, thuhet në njoftimin e kompanisë./revistawho.com
Related
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');
fbq('init', '940640112677265');
fbq('track', "PageView");