​Ju janë shfaqur thinjat e para? Tre problemet që tregojnë dhe s’kanë të bëjnë me moshën

by admin
Spread the love

Shkencëtarët kanë zbuluar se thinjat nuk kanë të bëjnë vetëm me plakjen por dhe me stresin e tepërt. Qelizat përgjegjëse për prodhimin e pigmentit që i jep ngjyrë flokëve tanë zhduken kur trupi është i mbiekspozuar ndaj efekteve të kortizolit, hormonit të stresit, përfunduan shkencëtarët.

“Gjëja e parë që duhet të dini është se flokët thinjen për shkak të mungesës së melaninës, pigmentit në folikulat e flokëve”, shpjegon Gary Goldenberg. Folikulat kanë ende një numër normal të melanociteve, qelizat që përbëjnë pigmentin, por këto qeliza ndalojnë së punuari me kalimin e kohës dhe flokët bëhen gri.

Pirja e duhanit

“Kjo mund të lidhet me deficitin e lëndëve ushqyese të krijuar nga nikotina, ose zakone të tjera të këqija të jetesës. Gjithashtu, është e mundur që radikalet e lira që shumohen për shkak të pirjes së duhanit, të dëmtojnë folikulat e flokëve dhe të shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të flokëve gri – zbulon Goldenberg dhe këshillon lënien e duhanit si terapinë më të mirë.

Mungesa e vitaminës B12

“Mungesa e vitaminës B12 lidhet me fillimin e hershëm të flokëve gri”, thekson Goldenberg. Ekspertët nuk janë të sigurt pse është kështu, por lidhja tashmë është vërtetuar. Por përpara se të merrni suplemente, kontrolloni nivelet e vitaminës B12 përmes një testi laboratorik.

Stresi

Ekspozimi i shpeshtë ndaj stresit i bën flokët të thinjen herët, besojnë shkencëtarët. “Edhe pse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, stresi rrit nivelin e kortizolit, i cili rrit numrin e radikaleve të lira, dhe dëmton folikulat dhe qelizat që krijojnë pigment në flokë”, thotë Goldenberg.

You may also like