Ju betohem, kam blerë gjithë jetën rroba të lira

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Style Star Show”, ku ka qenë pjesë e jurisë.

Në një moment teksa vlerësonte një nga konkurrentët në garë, Rudina ka thënë hapur se edhe ajo është veshur me rroba të lira dhe ndihej shumë mirë.

“Mendoj që stili mund të vijë me gjëra shumë të lira. Mund të vijë me gjëra pambuku, të sajuara vetë. Do ju marrë shembull motrën time, që me lecka të vishet ka aq shumë stil sa ti nuk e kupton fare se ku i ka blerë. Ju betohem se unë kam blerë gjithë jetën rroba të lira, por edhe shumë të lira dhe jam ndjerë gjithmonë mirë, përkundrazi jam ndjerë shumë fashion. Më fashion atëherë se sa sot që kujdesem të kem për statusin marka, apo prit se duhet të jetë cilësore”, u shpreh Rudina.


You may also like