Joveski: Zjarri në spitalin e Tetovës nisi gjatë reanimacionit tek një pacient

by admin
Spread the love




Zjarri në spitalin e modeluar të Tetovës është shkaktuar gjatë reanimacionit tek një pacient. Prokurori Publik Lubomir Joveski thotë se ekspertiza e bërë nga ekspertët gjerman, përkon me atë të Prokurorisë vendase. Ndërkaq, shton se këtë periudhë kanë grumbulluar edhe prova të tjera sa i takon mënyrës se si është shkaktuar zjarri.

“Kjo ekspertizë në thelb përkon me ekspertizën e bërë nga ana ekspertët tanë, se zjarri fillimisht është nisur në hapsirën numër 3, ku bëhej reanimacion i një pacienti, pastaj është shpërndarë në hapësirat e tjera të spitalit modular. Prokuroria këtë periudhë ka siguruar më shumë prova, që kanë të bëjnë me personat që kanë njohuri të caktuara, për shkaktimin e zjarrit. Nëse ekzistojnë elemente të mjaftueshme për sjellen e vendimit të prokurorisë, pres që për një kohë të shkurtër të sjellin vendimin e duhur”, deklaroi Joveski. /SHENJA/


You may also like