Jovanovski: Duhet ta kuptojmë se jemi në një gjendje të jashtëzakonshme

by admin
Spread the love




Sa i përket masave të Qeverisë, Jovanovski tha se duhet parë se çfarë në realitet donë të thonë këto masa.
“Nëse ulni tatime për prodhime ushqimore të nevojshme, ju pritni që parat që është dashur të shkojnë në buxhet të mos shkojnë dhe realisht çmimet të ulen. Ajo që është me rëndësi kur flasim për masa, mendojë që ajo që është me rëndësi është që masat duhet të dizajnohen në mënyrë që të kënaqin disa principe themelore”, tha Jovanoski.
Sipas tij kur miratohen masa duhet të targetohet se cili grup i njerëzve të cilët dëshirojmë t’i ndihmojmë.
“Është në rregull kur themi 35 mijë qytetarëve nga kategoritë më të rrezikuara do të marrin vauçer prej 100 denarë, me të cilat të paktën shpenzimet për ushqim t’i hekin. Diçka është për rrymë, diçka për ushqim. Ne të gjithë, kjo është më e rëndësishmja duhet të kemi ndjenja se prakitisht jemi në një gjendje gjysmë lufte. Nuk është gjendje normale që ne të shohim punët në mënyrë normale. Nuk është larg vendi ku po luftohet”, tha Jovanovski.
Sipas tij duhet pasur ndjenja se jemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe se çdo individë duhet të përshtatet situatës së krijuar.
“Ne duhet të kuptojmë se askush nuk mund të na kompenson mungesat në tërësi, mundet për një pjesë të caktuar por jo të gjithë. Ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë këtë vit cirkuse asgjë nuk ka ndodhur. Duhet të ndërmarrim një pjesë nga përgjegjësia. Kjo është kyçe ajo që duhet ta kuptojmë në këtë situatë”, u shpreh Jovanovski.


You may also like