Josip Ilicic rikthehet në shtëpi, sulmuesi firmos me Mariborin

by admin
Spread the love

Josip Ilicic ka gjetur më në fund ekipin e ri pas largimit nga Atalanta. Sulmuesi slloven është rikthyer në shtëpi ku ka firmosur me klubin e Mariborit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi slloven me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në të thuhej se Josip Ilicic ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur deri në vitin 2025.

Ilicic do të mbajë veshur fanellën me numrin 72. Ky është një rikthim në shtëpi për Ilicic që më parë ka qenë pjesë e Maribor edhe në vitin 2010, përpara se të transferohej drejt Palermos. /oversport.tv

Foto: NK Maribor, Facebook

You may also like