Josip Barton referon derbin Voska Sport – Pelisteri – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni për delegimin e referëve ka publikuar emrat e atyre që do të ndajn drejësi në ndeshjwet e xhiros së 21-të në Ligën e dytë të futbollit vendor, që në program janë të shtunën të dielë dhe të mërkurën ku në stadiumin e qytetit në Ohër zhvillohet derbi midis Voska Sport dhe Pelisterit.

Ndeshja derbi Voska Sport dhe Pelisterit i është besuar që ta drejtoj arbitri tetovar Josip Barton. Ndërsa dy takimet tjera interesante si Fortuna&Pehceva – Vardari, gjegjësisht Sasa-Teteks do të drejtohen nga strugani Jovan Kaçevski dhe shkupjani tjetër Igor Stojçevski. Të dyja këto takimi luhen të dielën.

Ndeshjen Karaormani – Kozhufi, drejtësinë do ta ndajë Sashko Ristov nga Gjevgjelia, Boreci – Arsimi, do të referojë Spire Arsov nga Koçani, dhe Detonit Plaçkovica – Ohrid, drejtësi do të ndaj Nikolla Ivanov nga Velesi.

Në dy ndeshjet e së shtunës Gostivari – Slloga Vinica drejtësi do ta ndajë Done Ristovski nga Gjevgjelia,ndërsa ndeshjen Besa nga Dobërdolli – Bellasica, do ta drejtojë Bllagojçe Rallevski nga Manastiri.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave, njëjtë sikurse ato të Ligës së Parë, këtë fundjavë do të startojnë në ora 15:00.

Në ndeshjet e javës së 21-të, ora 15:00.

Të shtunën. Takohen:

Besa – Bellasica

Gostivari – Slloga,

Të dielën,më 19 mars, takohen:

Boreci – Arsimi

Detonit Plaçkovica – Ohri

Kamenica Sasa – Teteksi

Karaormani – Kozhufi

Fortuna&Pehçeva – Vardari

Të mërkurën më 22 mars, takohen

Voska Sport – Pelisteri

Tabela: 1. Vardari 49 pikë, 2.Voska Sport 47 , 3.Gostivari 45, 4.Pelisteri 43 , 5,Detonit Pllackovica 36, 6.Bellasica 32, 7.Ohri 29, 8.Besa 27, 9.Karaormani 26, 10.Arsimi 24, 11.Kozhufi 22, 12.Fortuna&Pehçeva 20, 13.Kamenica Sasa 16, 14.Teteksi 14, 15.Slloga Vinicë 13, dhe 16. Boreci 2 pikë

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like