Jorida Tabaku takim ‘kokë më kokë’ me kreun e SPAK, zbardh çfarë është vendosur për çështjen më të ‘nxehtë’

by admin
Spread the love

Pas një takimi ‘kokë më kokë’ që kishte kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku  me kreun e SPAK ka folur për media.

Reagimi i Tabakut:

“Komisioni hetimor në 5 ditët e tij të fundit sot nisim dëshmitë me dëshmitarët politikë.

Jemi drejt fundit, e siguruam për gjithë angazhimin që ti shkojmë kësaj çështje deri në fund për ti vendosur gjithë informacionin dokumentet që do ketë dhe raportin përfundimtar,për tu siguruar dhe konfirmuar që puna e komisionit është në mbështetje të SPAK për të nxiture SPAK, e në asnjë moment në mbivendosje të detyrave të SPAK.

Sigurova që deri më sot s’ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor s’ka asnjë cenim të kompetencave tona, po mbështesim SPAK në punën e tij duke bërë provat transparente për publikun dhe duke i lehtësuar punën SPAK”, tha Tabaku për mediat.

You may also like