Jo vetëm United, Mac Allister “pikaset” dhe nga dy “gjigandët” e tjerë të Premier League

by admin
Spread the love

Së bashku me Jude Bellingham e Victor Osimhen, kampioni i botës në fuqi me Argjentinën, Alex Mac Allister pritet të jetë një nga shënjestrat kryesore nga skuadra “big” të Evropës, në këtë merkato vere.

Performancat fantastike gjatë sezonit, ku padyshim është një nga protagonistët kryesorë në këtë Brighton “ëndërrash” që po ndërton De Zerbi, si dhe performancat fantastike në Botërorin e Katarit, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadra të mëdha të Premier Leauge, të cilat janë të gatshme të hapin “thasët” për argjentinasin.

Sipas raportimeve të mediave britanike, pas “katalizatorit” të mesfushës së “pulëbardhave” janë vënë Neëcastle, Manchester United dhe Liverpool, mirëpo problem mbetet ccmimi i lartë i vendosur nga Brighton, të cilët nuk pranojnë asgjë më pak se 70 milionë euro për “shtyllën” e tyre të mesfushës. /Abcnews/

You may also like