Jo vetëm nga Interi dhe Bayern, Thuram shënjestrohet edhe nga anglezet

by admin
Spread the love

Interi dhe Bayern Munich janë në një garë për të siguruar shërbimet e Marcus Thuram. 25-vjeçarin nuk e duan vetëm këto dy të fundit, ofertat për sulmuesin vijnë edhe nga Anglia.

Sipas raportimit të “Mundo Deportivo”, në garë për Thuram së fundmi janë futur dhe Leicester City, Newcastle dhe Manchester United. “Dhelprat” dhe “Djajtë e Kuq”, do të ishin të gatshëm të ofronin një shumë tunduese prej 45 milionë euro.

Interi shpreson të zgjasë negociatat me agjentët e lojtarit në mënyrë që ta përfitojnë me parametra zero në qershor të 2023.Nëse Borussia Moenchengladbach do të merrte ofertën e duhur, i biri i Lilian Thuram mund të largohet që në janar nga Gjermania. /oversport.tv

Foto: Équipe de France de Football, Facebook

You may also like