Jo vetëm nga Gjermania, skuadra e madhe spanjolle shfaq interes për Zhegrovën

by admin
Spread the love

Edon Zhegrova pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatëmerkatos së janarit, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Sulmuesi kosovar është në formë të shkëlqyer dhe po shkëlqen në çdo ndeshje me fanellën e Lille.
Kjo ka bërë që për të të ketë interesime nga Italia, Gjermania e së fundmi edhe nga La Liga spanjolle.

Real Sociedad është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e lojtarit kosovar dhe ai ështëvëzghuar prej disa kohësh  nga klubi bask. 24-vjeçari shihet si një zëvendësues perfekt i sulmuesit japonez Kubo, i cili është i destinuar për tu larguar në drejtim të Anglisë.

Mediumi spanjoll ‘Noticias de Gipuzkoa’, ka njoftuar se Sociedad është i gatshëm të bëj një përpjekje për Zhegrovën në merkaton e janarit dhe te Lille janë të gatshëm ta shesin yllin kosovar për ofertën e duhur./ h.ll/abcnews.al

You may also like