Jo vetëm Newcastle, Hazard objektiv edhe për një klub tjetër anglez

by admin
Spread the love

Eden Hazard ende ka fansat e tij në Premier League. Edhe pse me Real Madrid nuk është ngjitur kurrë në nivel, sërish në Angli ka klube që kanë interes për të.

Newcastle ka dalë në skenë prej disa ditësh, por nuk është i vetmi klub që po e mendon transferimin e sulmuesit belg.

“Footmercato” raporton se Arsenali ka nisur kontaktet e para për Hazard. Si fillimin “Topçinjtë” kanë kërkuar informacion për sulmuesin.

Momentalisht jemi deri në këtë fazë, por interesimi është real. Londinezët po kalojnë një moment të mirë dhe gjasat janë që sezonin e ardhshëm të jenë në Champions League. / oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. , Twitter

You may also like