Jo vetëm LEAO dhe BENNACER, MILAN kërkon rinovimin me sulmuesin francez – Shqip

by admin
Spread the love

Mes protagonistëve absolutë të kuqezinjve të sapopërfunduar 2022, sigurisht që është Olivier Giroud, i cili udhëhoqi skuadrën, me gola vendimtarë, drejt fitores së Scudettos në sezonin e kaluar.

Është e qartë se Milani nuk ka ndërmend t’i privojë vetes numrin 9 dhe Giroud nuk ka ndërmend t’i privojë vetes fanellën e kuqezinjve. 37-vjeçari dëshiron qëndrimin te Milan dhe rinovimi pritet të ndodhë shpejt, pasi të dyja palët janë të kënaqura.

Kontrata e Giroud skadon qershorin e ardhshëm, por negociatat për rinovimin janë shumë mirë, me premtimin se do të takohen sërish gjatë muajit janar. Propozimi i kuqezinjve për francezin është një kontratë njëvjeçare me opsion për një sezon të dytë, e gjitha me pagën aktuale që ka marrë ish-sulmuesi i Chelseat me shtimin e bonuseve që lidhen me rezultatet personale dhe ekipore.

You may also like