Jo vetëm largime te Tirana, bardheblutë gati të rikthejnë në Shqipëri ish-mesfushorin e Laçit

by admin
Spread the love

Pas largimit të disa lojtarëve të rëndësishëm, Tirana po punon për të përforcuar ekipin për sezonin që sapo ka nisur. Kryeqytetasit janë shumë pranë marrëveshjes me ish-lojtarin e Laçit, Ardit Deliu.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, mesfushori është prej kohësh në bisedime me Tiranën dhe mund t’i bashkohet bardhebluve. Negociatat ndërkohë janë shumë pranë mbylljes.

Ardit Deliu aktualisht është pjesë e klubit letonez të Liepajës. Megjithatë, mesfushori kavajas është i tunduar nga oferta e Tiranës dhe mund të prishë kontratën për t’u rikthyer në “Abissnet Superiore”. /oversport.tv

You may also like