Jo vetëm Chelsea, për Dumfries interesohet edhe një tjetër gjigant nga Anglia

by admin
Spread the love

Chelsea nuk është i vetmi ekip që dëshiron me ngulm shërbimet e Denzel Dumfries nga Interi. Së fundmi në skenë ka dalë një tjetër gjigant që vjen po nga Premier League.

Bëhet fjalë për Manchester United të cilët kanë kërkuan informacione shtesë nga drejtuesit e Interit për mbrojtësin holandez. Ten Hag e sheh Dumfries si mbrojtësin ideal për skemat e tij dhe dëshiron me çdo kusht të transferohet në Angli.

Nga ana tjetër edhe Interi është i gatshëm të shesë Dumfries në rast se United plotëson kërkesat e zikaltërve. Kartoni i mbrojtësit holandez vlerësohet rreth 60 milionë euro dhe kjo është shuma që “Djajtë” duhet të derdhin në arkat e Interit për ta blerë. /oversport.tv

You may also like