Jo vetëm Broja, West Ham pranë yllit të Serie A dhe objektivit të Juventusit

by admin
Spread the love

West Ham është duke lëvizur në merkato për të fuqizuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Klubi londinez është shumë pranë transferimit të Armando Brojës, por po negocion edhe për dy afrime të tjera.

Së bashku me Brojën i cili do të blihet nga Chelsea për 38 milionë euro, West Ham do të paguajë gjithashtu edhe për kartonin e talentit italian Gianluca Scamacca. Për këtë të fundit West Ham po planifikon të paguajë rreth 37 milionë euro plus bonuse që do të çonin në total operacionin për rreth 42 milionë euro.

Gjithashtu, “Çekiçët” po planifikojnë të “rrëmbejnë” edhe një nga objektivat e Juventusit në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Filip Kostic, për të cilin duket se West Ham ka arritur një marrëveshje me Eintracht Frankfurt. /oversport.tv

You may also like