Jo vetëm brenda fushës, Milani është rritur “frikshëm” edhe jashtë saj

by admin
Spread the love

Nga një ekip që nuk kishte stabilitet, Stefano Pioli e ka kthyer Milanin në një ekip që është pretendent për të fituar titullin e Serie A, si dhe Kupën e Italisë. Ndërkohë La Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë se si është rritur vlera e Milanit që kur drejtimin e ka marrë fondi Elliott.

Pra në një vlerësim të përgjithshëm rritja brenda në fushë është e dukshme. Vendi i parë në Serie A e tregon qartë këtë gjë, ndërsa një argument shumë i fortë është edhe fakti se është pranë finales së Kupës së Italisë. Por jo vetëm kaq, çmimet e lojtarëve janë rritur ndjeshëm, pavarësisht faktit se janë blerë me shifra jo shumë të larta në merkato.

Një shembull është portieri Mike Maignan. Aktualisht francezi vlerësohet 30 milionë euro në tregun e transferimeve, pra dyfishi i asaj që u ble nga kuqezinjtë. Ndërkohë që rritje të madhe ka pasur edhe Pierre Kalulu, çmimi i të cilit shkon në 15 milionë euro.

Qershia mbi tortë është katërshja Fikayo Tomori, Rafael Leao, Theo Hernandez dhe Sandro Tonali. Vlera e përgjithshme e tyre është rritur me 56 milionë euro për të katërt. Pra një ekip që ka pasur vetëm rritje jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj.

Në fund vjen edhe vlerësimi i përgjithshëm i gjithë skuadrës. Në momentin që Elliott mori drejtimin e kuqezinjve, vlera e lojtarëve të formacionit shkonte në 263 milionë euro. Ndërkohë që aktualisht, vlera e lojtarëve të Milanit ka shkuar në mbi 360 milionë euro, nëse marrim parasysh vetëm formacionin që doli në fushë kundër Napolit. /oversport.tv

You may also like