Jo vetëm Bernardeschi, Roma kërkon t’i rrëmbejë një tjetër yll Juventusit

by admin
Spread the love

Sipas mediave italiane, Roma është në “pole position” për të marrë shërbimet e Federico Bernardeschin pasi këtij të fundit i skadon kontrata me përfundimin e këtij sezoni. Megjithatë, mesa duket Jose Mourinho ka një plan akoma edhe më të madh.

Sipas asaj që raportohet nga Radio Radio, tekniku portugez po tenton që t’i rrëmbejë “Zonjës” sulmuesin tjetër që do të largohet pas përfundimit të kontratës, Paulo Dybala. Edhe argjentinasi do të mbyllë aventurën e tij në Torino në verë, ndërsa nga kjo situatë kërkon të përfitojë Roma.

Verdhekuqtë kanë gati edhe planin se si do të bindin lojtarin. Ata po planifikojnë të shesin Zaniolon, dhe me një pjesë të të ardhurave t’i sigurojnë Dybalës pagën që kërkon.

Megjithatë, gjithçka është shumë e vështirë duke marrë parasysh se pretendenti kryesor për të marrë shërbimet e tij është Interi. Zikaltrit nga ana tjetër ndjejnë presionin e Tottenhamit në Angli dhe Barcelonës në Spanjë. /oversport.tv

You may also like