Jo modele që do ta bënin Kosovën jofunksionale – Shqip

by admin
Spread the love

Duke folur për komunitetin e komunave serbe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendi i saj nuk do të lejojë modele që do ta bënin Kosovën jofunksionale.

Ndaj, Osmani ka thënë se komuniteti i komunave serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Qëndrimi i saj i paraprin takimit me Lajçak, i cili tha më herët se një marrëveshje për bashkimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të zbatohet, por shtoi se “asnjë person i arsyeshëm nuk dëshiron një Republika Srpska në Kosovë”.

Serbia dëshiron që pjesa e veriut të Kosovës ku jeton shumica serbe të marrë një status special – komuniteti i komunave serbe.

Qeveria e Prishtinës thotë se nuk i mohon të drejtat e serbëve në Kosovë, por refuzon të pranojë se komuniteti potencial serb ka ndonjë fuqi ekzekutive që mund të bllokojë qeverinë qendrore, nga frika e një skenari të ngjashëm me atë në Bosnje, ku Republika Srpska ka fuqi të bllokojë instancat më të larta shtetërore dhe qeverisëse. /tesheshi.com/

You may also like