“Jo më përçarje”/ Papa thirrje botës për t’i dhënë fund epidemisë së armiqësisë: Indiferenca gjeneron vetminë

by admin
Spread the love

Bota po vuan nga një epidemi armiqësie, kështu është shprehur Papa Françesku gjatë denoncimit të fundit për “nënçmimin e kulturës” dhe fokusimin tek antivlerat.

Kreu i Selisë së Shenjtë i bëri thirrje botës për t’i dhënë fund “ndarjeve dhe refuzimeve” .

“Ndërsa, për fat të keq, lufta dhe përçarjet mbjellin pakënaqësi dhe frikë në zemra, dhe tjetri që është ndryshe nga unë shpesh perceptohet si rival, komunikimi global bën që ky qëndrim i përhapur të kthehet në një mentalitet dhe dallimet shfaqen si simptoma armiqësie. Dhe kur kjo ndodhë, ne kemi hyrë në një lloj epidemie armiqësie”-  tha Françesku në një mesazh të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, dërguar organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Takimit të ardhshëm të Rimini për “Miqësinë mes popujve”.

Në këtë kontekst, Papa argjentinas shtoi se “titulli i takimit tingëllon i guximshëm: “Ekzistenca njerëzore është një miqësi e pashtershme”.

“E theksoj sepse shkon qartë kundër trendit, në një kohë të karakterizuar nga individualizmi dhe indiferenca, e cila gjeneron vetminë dhe shumë forma të flakjes së njerëzve tutje”- tha Papa.

Takimi vjetor në Rimini i grupit aktivist Communion and Liberation zhvillohet këtë vit nga 20 deri më 25 gusht.


Top Channel

You may also like