Jeta e babës, linda për së dyti kur ti erdhe në jetë

by admin
Spread the love

Si sot një vit më parë, moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca dhe partneri i saj, reperi i njohur, Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë. Çifti u bekuan në jetën e tyre me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Marget. E pikërisht sot, më 24 nëntor, princesha e vogël feston ditëlindjen e saj të parë.

E megjithatë, edhe pse është ende e vogël dhe nuk kupton shumë, urimet për të kanë qenë të shumta e njëkohësisht edhe shumë të ëmbla e të bukura. Vëmendjen e ka marrë urimi i babi Getoarit, i cili ka përzgjedhur disa fjalë shumë të bukura për të uruar vogëlushen e tij.

Në urimin e postuar në rrjetet e tij sociale pak orë më parë, Getoar Selimi shkruan se kur Marget erdhi në jetë, ai lindi për së dyti, ndërsa i premton se do jetë gjithmonë afër saj dhe se e do shumë.

Jeta e Babes, kur erdhe ne jete ti, une u linda per se dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges. Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime! Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!”– shkruan reperi i njohur në rrjetet e tij sociale.

You may also like