Jennifer Lopez dhe Ben Affleck martohen në fshehtësi të plotë në Gjeorgji – Shqip

by admin
Spread the love

Ben Affleck dhe JLo janë martuar me një ceremoni private, sipas informacioneve të medias  ‘CUORE’. Gjithçka është organizuar në fshehtësi sa vetëm tani mediat kanë nisur të shkruajnë për këtë ceremoni.

Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen. Ritz-Reynolds në Liqenin Oconee është një hotel me pesë yje, me një pamje spektakolare të një liqeni gjigant, në mes të natyrës dhe i fshehur mes pemëve prandaj kjo ishte dhe zgjedhja e çiftit për të qenë sa më privatë.

Nuk dihet ende se kush ka qenë në listën e të ftuarve, por përmendet se mes tyre ishte edhe ish-bashkëshorti i Lopez, këngëtari Marc Anthony, me të cilin ajo ka vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë.

Tani presim fotot!

You may also like