“Jemi krenarë, nuk është një disfatë”, marokenët reagojnë për humbjen në botëror ndaj Francës (fotot)

by admin
Spread the love

Tifozë të Marokut në kryeqytetin Kazablanka reagonin dje ndaj humbjes së kombëtares së tyre në gjysmëfinalen e botërorit me Francën, duke shprehur krenarinë.

“Ishte një ndeshe e madhe. U përballëm me kombëtaren e Francës që është kampione e botës në fuqi. Tashmë shpresoj që Maroku të marrë vendin e tretë, sepse ata janë më të mirët, unë jam francez-maroken”, tha tifozi maroken Maxhid per rrjetin AFP.

Ndërsa Mohamed Amine, tha se ishte i zhgënjyer nga humbja e Marokut.

“Maroku ka qenë i mrekullueshëm në Kupën e Botës, ne jemi shumë krenarë për skuadrën, edhe pse u mundëm pasi ata luajtën shumë mirë para se të arrinin deri aty”, tha Amine.

“Të them të vërtetën besonim te kjo finale prandaj na lëndon pak, por skuadra na emocionoi dhe na bëri të ëndërrojmë”, shtoi ai.

Tifozja marokene Kaoutar, shprehte gjithashtu entuziazmin: “Në këto kohë të vështira ne jemi krenare, pozitivë dhe optimistë. Nuk ishte një humbje për Marokun”.

“Ata dhanë një mesazh të fortë për aftësitë e skuadrës kombëtare. Ne gjithmonë do të mbështesin skuadrën kombëtare, rroftë Maroku. Herës tjetër fitorja do të jetë e jona, përse jo?” pyet Kautar.


Tifozë të Marokut në kryeqytetin Kazablanka reagonin dje ndaj humbjes së kombëtares së tyre në gjysmëfinalen e botërorit me Francën


Top Channel

You may also like