‘Je skuth dhe fallco’, Kristi shpërthen keq ndaj Armaldos: S’ke moral. Maestro: Ti je gjumash

by admin
Spread the love

Luizi, Kristi dhe Armaldo janë tre banorët e nominuar për këtë javë. Strategjia e ndjekur nga Luizi, i cili i futi dy banorët në banjo, duke thyer rregullin kryesor të Big Brother, nuk është pritur aspak mirë nga Kristi dhe Armaldo. Madje, ky i fundit e ka konsideruar si thikë pas shpine veprimin e Luizit, ndërsa ka pasur debate edhe me Kristin.

Armaldo i ka thënë Kristit se ai bën zhurmuesin kot dhe se nuk e lë të përfundojë mendimin e tij nga fillimi në fund. Nga ana tjetër, Kristi u shpreh se Maestro nuk thotë asgjë interesante dhe nuk do ta dëgjojë, ndërsa shtoi se ai është pa moral, por kërkon të shesë moral.

Maestro u përgjigj duke thënë se Kristi bën vetëm zhurmuesin dhe se i ka “hipur” vetja në qejf, për shkak të komplimentave që ka marrë.

Pjesë nga biseda:

Armaldo: Dëgjo o zhurmues

Kristi: Është fallso, skuth dhe fallso. Tërhiq skuthllikun

Armaldo: Opinionist, gjumash dhe zhurmues. Ti nuk do ta degjosh argumentin tim sepse s’do të të mbushet mendja. Njeriu ka pak moral

Kristi: Ti s’ke moral. Nuk ke, nuk përfaqëson mora. Ti vetëm shet

Armaldo: O zhurmues, ke marrë shumë komplimenta dje

You may also like