Je një njeri me dy fytyra!

by admin
Spread the love

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP, u shoqërua me diskutime të forta mes banorëve. Kiara tha se që prej hyrjes së saj, nuk ka parë një vajzë të vetme që t’i kërkoi falje për një diçka që mund ta ketë prekur atë.

Kiara shtoi se nuk ka për ta harruar kurrë fjalën e Oltës, kur e pa të përlotur, e cila i tha se ajo është lojtare shumë e dobët dhe se nuk përballon presion.

Luizi nga ana tjetër, i tha Oltës se në momentin që ajo shikon që një lojtar është i dobët, ajo shkon dhe e “sulmon”. Ky i fundit përmendi situatën që ndodhi me Valbonën pas votimit për liderin.

Luizi tha se Olta nuk e thotë në sy të të gjithëve mendimin e saj, apo nuk e mbron dikë përpara të gjithëve, por ngrihet bashkë me “zarin” dhe i shkon mbrapa, në këtë rast Valbonës, dhe e fryn atë.

Olta e kundërshtoi mendimin e Luizit, duke thënë se ajo reagoi në moment dhe nuk ndodhi ashtu siç thotë ai.

You may also like